Bëhet përherë e më serioze origjina laboratorike e koronavirusit
 
Shperndaje
ikub#: 2105300015
Bëhet përherë e më serioze origjina laboratorike e koronavirusit Mendimit të një numri gjithnjë e më të madh ekspertësh që mbështesin origjinën laboratorike të virusit të tmerrshëm që prej afro 1.5 vjet ka pushtuar gjithë globin, i është shtuar edhe zëri britanik.
Sipas tyre, supozimi i se koronavirusi ka dalë nga laboratori në Wuhan është shumë e pranueshme.
Tani ata janë duke hetuar nëse ishte pikërisht një rrjedhje nga Instituti i Virologjisë Wuhan, një strukturë kërkimore kineze, që shkaktoi krizën globale e cila ka shkaktuar më shumë se 3.5 milion vdekje.
Ideja e rrjedhjes nga laboratori është mohuar me indinjatë nga autoritetet kineze, dhe kjo ka nxitur burimet diplomatike të SHBA-së të deklarojnë shqetësimet e tyre.
Sipas Kryetari i komitetit të çështjeve të jashtme në Parlamentin britanik, Tom Tugendhat, "Heshtja që vjen nga Wuhan është shqetësuese. Ne duhet të shohim se çfarë ndodhi që të jemi në gjendje të mbrohemi në të ardhmen. Kjo do të thotë të fillosh një hetim, së bashku me partnerët në të gjithë botën dhe OBSH".
Javën e kaluar ishte Presidenti i SHBA Joe Biden që u tha agjencive të inteligjencës amerikane të hartonin një raport për të analizuar teorinë e rrjedhjeve nga laboratori brenda 90 ditësh.
 
Shfleto artikuj te tjere per: KORONAVIRUSI ORIGJINA VIRUSI WUHAN

Marre nga ikub.al

loading...






 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 






Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved