Së shpejti, Apple Watch do të masë sheqerin dhe alkoolin në gjak
 
Shperndaje
ikub#: 2105050020
Së shpejti, Apple Watch do të masë sheqerin dhe alkoolin në gjak Versionet e ardhshme të Apple Watch mund të jenë në gjendje të matin nivelet e sheqerit, madje edhe të alkoolit.
Kjo u deklarua nga faqja e specializuar MacRumors, në bazë të pohimeve nga kompania Rockley Photonics, e cila zhvillon sensorë të specializuar në këtë drejtim, dhe ku kompania nga Cupertino është një prej klientëve kryesorë.
Teknologjia e zhvilluar nga Rockley bazohet në sensorë optikë, të cilët zbulojnë nivelet e substancave përmes lëkurës. Brezi i ardhshëm i sensorëve Rockley pritet të mbërrijë vitin e ardhshëm, që përkon me hedhjen në treg të modeleve të Apple Watch Series 8.
 
Shfleto artikuj te tjere per: ALKOOLI APPLE WATCH GJAK SHEQERI

Marre nga ikub.al

loading...






 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 






Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved