Identifikohet paraardhësi i virusit SarsCov2
 
Shperndaje
ikub#: 2105050023
Identifikohet paraardhësi i virusit SarsCov2 Lindi në Kinë dhe qarkulloi nëpër botë që nga tetori i vitit 2019
Identifikohet paraardhësi i virusit SarsCov2. Ndërsa kafsha që mund të ketë shërbyer si një rezervuar natyror për virusin përgjegjës për pandeminë Covid-19 mbetet ende një mister.
Grupi kërkimor në Universitetin Temple në Filadelfia i udhëhequr nga Sudhir Kumar arriti të gjurmojë origjinën e virusit duke ndjekur mutacionet, deri në rindërtimin e trungut familjar.
Duke shkuar më tej në kohë, duke analizuar një sekuencë gjenetike pas tjetrës midis atyre të depozituar në bazat e të dhënave ndërkombëtare, studiuesit zbuluan se paraardhësi i SarsCoV2, i quajtur proCoV2, dhe variantet e tij, ka qarkulluar në të gjithë botën që nga tetori.
Sipas studimit, botuar në revistën Molecular Biology and Evolution, proCov2 është paraardhësi më i fundit i zakonshëm, një lloj 'nëne' e të gjithë familjes së koronavirusëve SarsCoV2. 
Grupi i Kumar vlerësoi se virusi ka një normë mutacioni prej rreth 2 mutacionesh në muaj.
Mutacionet e pasardhësve prodhuan më pas shumë lloje koronavirusesh që u bënë dominuese, duke zënë vendin e njëri-tjetrit në Azi dhe Evropë. Progenitori i virusit SarsCoV2 lindi në Kinë, në një familje koronavirusësh që u përhapën në të gjithë botën në fazën e parë të pandemisë. Një nga këta 'nipër e mbesa' është lloji që shkaktoi shpërthimin e parë të Wuhan.  
 
Shfleto artikuj te tjere per: COVID KORONAVIRUSI SARSCOV2

Marre nga ikub.al

loading...






 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 






Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved