Zbulohet koronavirusi me mutacionet më të shumta deri më sot
 
Shperndaje
ikub#: 2104220015
Zbulohet koronavirusi me mutacionet më të shumta deri më sot Një variant Covid që mendohet se mbart më shumë mutacione se çdo lloj tjetër, zbuluar deri tani është veçuar në Tanzani.
Sipas virologëve, ai dukej më i ndryshëm nga virusi origjinal i Wuhan se çdo lloj tjetër i njohur deri tani, duke përfshirë edhe variantet e gjetura në Kent, Afrikën e Jugut dhe Indi. Virusi është zbuluar në tre udhëtarë që u testuan në një aeroport në Angola pasi fluturuan atje nga Tanzania në mes të shkurtit.
Studiuesit ekzaminuan mostrat në laborator dhe zbuluan se virusi kishte 34 mutacione genetike, 14 prej të cilave ishin në proteinën 'spike' që ai përdor për të kapur qelizat e njeriut dhe për të shkaktuar më pas sëmundjen.
Për krahasim, varianti Kent ka 17 ndryshime të rëndësishme gjenetike, ndërsa ai i Afrikës së Jugut ka edhe më pak.
Profesori Tulio de Oliveira, i cili zbuloi variantin e përshkroi llojin, i njohur si A.VOI.V2 si "forma më e larmishme e përshkruar ndonjëherë", dhe një pasardhës i drejtpërdrejtë i llojit origjinal zbuluar në Wuhan.
Për variantin Tanzanisë nuk dihet ende mjaftueshëm që shkencëtarët të vendosin më pas nëse është më i rrezikshëm se ai ekzistues. Sipas profesorit Tulio de Oliveira,  virusi mutant ishte 'potencialisht me interes' thjesht për shkak të numrit të madh të mutacioneve.
 
Shfleto artikuj te tjere per: COVID KORONAVIRUSI MUTACIONI

Marre nga ikub.al

loading...






 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 






Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved