SpaceX. Shtyhet lëshimi i ekuipazhit 2 për në 23 Prill
 
Shperndaje
ikub#: 2104220055
SpaceX. Shtyhet lëshimi i ekuipazhit 2 për në 23 Prill Nisja e misionit Crew-2, misioni i dytë operativ i SpaceX Creë Dragon, është shtyrë për një ditë.
Nisja nga Kepi Canaveral, i planifikuar fillimisht për të Enjten, është zhvendosur për të Premten, 23 Prill, në 11: 49 (orën tonë), për shkak të kushteve të pafavorshme të motit. Sa më sipër është komunikuar nga NASA dhe SpaceX.
Në bordin e anijes do të ulet Thomas Pesquet, astronaut i parë i Agjencisë Evropiane të Hapësirës (ESA). Së bashku me të do të jenë edhe Shane Kimbrough dhe Megan McArthur nga NASA dhe Akihiko Hoshide i agjencisë japoneze të hapësirës Jaxa , i cili do të bëhet komandant i Ekspeditës 65 në Stacionin Hapësinor.
Të katër veteranët do të jenë të parët që do të fluturojnë me një Dragon të ripërdorur dhe një raketë Falcon-9.
Nisja do të bëhet nga platforma historike 39A e Qendrës Hapësinore Kennedy, e njëjta nga e cila startoi raketa Saturn V në kohën e programit Apollo dhe nga e cila gjithashtu janë larguar shumë Anije Hapësinore. Nëse gjithçka shkon siç është planifikuar, Crew Dragon do të ankorohet në ISS të Shtunën 24 Prill në 11:10 të mëngjesit (me orën tonw).
 
Shfleto artikuj te tjere per: SPACESX

Marre nga ikub.al

loading...






 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 






Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved