Benefitet e të folurit të fëmijës në mitër, është thjesht një mit
 
Shperndaje
ikub#: 1804190078
Benefitet e të folurit të fëmijës në mitër, është thjesht një mit Ndoshta edhe në portalin tonë do të gjeni këshilla në lidhje më të folurën që duhet tu bëjnë nënat fëmijëve të tyre qëkurse ata ndodhen ende në mitër, por sipas një studimi të fundit, gjithçka në këtë drejtim është thjesht një mit.
Studimi është realizuar nga dy universitete, ai i Marques dhe i Stockholm-it në Suedi. Studimi është në vetvete një audit i disa eksperimenteve të kryera më fëmijët që ndodhen ende në barkun e nënës, gjatë javës së 14 deri në të 39 të shtatzënisë.
Fëmijëve në mitër ju dha mundësia të dëgjonin muzikë (nga Sebastian Bach), duke përdorur dy rrugë të ndryshme, njëra intravaginale dhe tjetra përmes barkut të nënës me ndihmën e një palë kufjeve që mbështeteshin mbi të.
Në të dyja rastet, kërkuesit kanë matur nivelin e aktivizimit të trurit dhe lëvizjen e trupit me anë të rezonancës magnetike dhe ekografive. Nga analizimi i të dhënave doli se në rastin kur muzika përcillej më mënyrën intravaginale, në 87% të rasteve, fetuset reagonin duk lëvizur pjesë të caktuara të trupit të tyre, që në atë periudhë të jetës nuk është më shumë së 11 centimetra, ndërkohë që reagimet shuheshin sapo muzika ndërpritej.
Në rastin kur muzika përcillej përmes lëkurës së barkut, duke vendosur kufje mbi të, nuk vëreheshin fare lëvizje të natyrës që treguam më sipër.
Me fjalë të tjera, natyralisht, fëmijët nuk arrijnë të dëgjojnë asgjë nga zhurmat që mund tu vina nga jashtë, ndërsa mund të dëgjojnë dhe reagojnë kur ato vijnë përmes rrugëve jo natyrale, në këtë rast, intravaginale.
 
Shfleto artikuj te tjere per: BENEFITE FEMIJA MITRA NENA

Marre nga ikub.al

loading...






 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved