Punët me orar fleksibël përkeqësojnë ekuilibrin punë-jetë
 
Shperndaje
ikub#: 1906110109
Punët me orar fleksibël përkeqësojnë ekuilibrin punë-jetë Një studim në Gjermani tregon se burrat, në veçanti, punojnë më gjatë kur punojnë në mënyrë fleksibël. Të punuarit nga shtëpia karakterizohet nga fillimi i punës shpejt dhe përfundimi i saj vonë në mbrëmje.
Një kërkim i Hans Böckler Foundation (Fondacioni Hans Böckler) gjeti se burrat dhe gratë me fëmijë e përdorin orarin fleksibël në mënyra të ndryshme. Meshkujt, mesatarisht, punojnë katër orë të papaguara në javë kur punojnë në mënyrë fleksibël ndërsa femrat, një orë në javë.
Të punuarit nga shtëpia e përkeqëson problemin, me burrat që punojnë 6 orë shtesë në javë ndërsa gratë, një orë. Gratë me fëmijë priren t’i kushtojnë më shumë kohë përkujdesjes së fëmijëve kur punojnë me orar fleksibël, 1 orë e gjysmë dhe 3 orë kur punojnë nga shtëpia. Ndërsa burrat përkujdesen më pak ndaj fëmijëve. Në fakt, burrat që punojnë në mënyrë fleksibël u kushtojnë më pak kohë përkujdesjes së fëmijëve krahasuar me ata që punojnë në një zyrë. Si burrat edhe gratë thanë se puna me orar fleksibël u linte atyre më pak kohë të lirë se sa orari tradicional i punës tradicional.
“Fleksibiliteti në punë e bën punën dhe familjen më të qëndrueshme, por në të njëjtën kohë mund të çimentojë ndarjen klasike të rolit mes meshkujve dhe femrave apo t’i bëjë më të forta” – tha autorja e studimit Yvonne Lott, nga Foundation’s Institute of Economic and Social Research (Instituti i Kërkimit Ekonomik dhe Social i Fondacionit). Studimi u mbështet në intervistat e 30 mijë prindërve në Gjermani në një periudhë 13-vjeçare.
 
Shfleto artikuj te tjere per: EKUILIBRI GJERMANI JETA PUNA PUNA

Marre nga Monitor

loading...






 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved