Mish lepuri me erëza dhe patate
 
Shperndaje
ikub#: 1904190003
Mish lepuri me erëza dhe patate Receta e dites
Përbërësit
 
- 1 lepur
- 400 gr patate
- 1.5 dl aceto
- 3 thelbi hurdha
- 3 tufa trumze
- vaj ulliri
- 4 gjethe dafine
- kripe, piper
 
Përgatitja
 
Qëroni patatet dhe me pas lajini nen ujë te rrjedhshëm me pas vërini ne një ene me ujë te vluar dhe me kripe për rreth 10 minuta dhe me pas kulloni dhe vërini ne një tave, rregullojini me 4 luge vaj ulliri dhe pak kripe dhe futini ne furre për ti pjekur me 200'C për 40 minuta. Rregulloni lepurin me kripe dhe aromatizoni me piper dhe me pas skuqeni me flake te mesme ne një ene me 5 luge vaj ulliri për 5 minuta për çdo ane. Ndërkohë bashkoni ne një ene aceton me hurdhën dhe qëruar dhe te shtypur, trumze dhe dafine dhe me pas vërini për te vluar. Hidheni salcën qe përgatitët me erëza ne mishin e lepurit dhe ulni zjarrin, me pas shtoni një garuzhde me ujë te ngrohte dhe vazhdoni gatimin me enën gjysme te mbyllur dhe për 25 minuta te tjera. Me pas vëreni mishin e lepurit me patate ne pjata dhe shërbejeni te ngrohte.
Shfleto artikuj te tjere per: GATIMI MISH RECETA

Marre nga ikub.al

loading...






 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved