Sallatë me oktapod
 
Shperndaje
ikub#: 1806110006
Receta e Dites

Përbërësit
 
- Oktapod
- 1 qepe
- 3 patate
- 2 limona
- 1.5 dl vere te bardhe
- 5 luge vaj ulliri
- 2 gjethe dafine
- 1 luge majdanoz i grire
- kripe, piper 
 
Përgatitja
 
Pastroni mire oktapodin nen ujë te rrjedhshëm pasi ti keni larguar pjesën e panevojshme dhe me pas priteni ne copa dhe vërini ne një ene me ujë te ftohte, vendosni disa gjethe dafine dhe feta qepe, 2 feta limon, verë e bardh dhe një grusht kripe. Vëreni ene ne zjarre dhe gatuajeni për 40 minuta me flake te mesme. Me pas kulloni copat e oktapodit, pritini ne copa dhe mbajini ne një ane. Ndërkohë lani patatet dhe vërini për te zier ne ujë me kripe për 20 minuta duke filluar nga momenti i vlimit. Me pas kullojini dhe pritini ne kuba. Ne një ene bashkoni patatet dhe oktapodin dhe rregulloni me lëng limoni, kripe dhe piper përziejini mire te gjithë përbërësit dhe shtoni sipër majdanozin e grire dhe shërbejeni sallatën me oktapod.
Shfleto artikuj te tjere per: GATIMI OKTAPOD RECETA SALLATA

Marre nga ikub.al

loading...






 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved