Si të keni një ambient pune sa më produktiv
 
Shperndaje
ikub#: 1804190131
Si të keni një ambient pune sa më produktiv Falë hedhjes në treg të disa aplikacioneve teknologjike, numri i personave që po punojnë nga shtëpia në kushte shumë të mira dhe pothuajse pa asnjë vështirësi, po rritet gjithnjë e më shumë.
Si rrjedhojë, rreth 37 për qind e punonjësve preferojnë të punojnë nga shtëpia dhe të mos shkojnë fare në zyrë dhe pjesa më e madhe e atyre që e praktikojnë një formë të tillë shprehen se nuk janë vetëm më të lumtur, por mbi të gjitha, ata kanë arritur rezultate më të larta.
Fatkeqësisht, jo të gjitha kompanitë e kanë përqafuar një politikë të tillë fleksibiliteti, dhe janë pikërisht këto kompani, të cilat duhet t’u ofrojnë punonjësve një ambient pune sa më të mirë, në mënyrë që të luftojnë konkurrencën.
Optimizimi i ambienteve të punës dhe kulturës së kompanisë është një fillim i mbarë.
Hapësira komode për të gjithë
Kur bëhet fjalë për arredimin dhe dizajnin që do të kenë ambientet e punës, është pak por e sigurt se jo të gjithë do të kenë mendime të njëjta, madje të paktë do të jenë ata që do t’i përputhen mendimet, prandaj në këtë rast duhet ndihma e ekspertëve. Sipas një studimi të kryer nga Steelcase, 88 për qind e punonjësve do ta zgjedhin vendin e tyre të punës bazuar detyrën që ata kanë në atë kompani.
Kufizimi i punonjësve që të punojnë në hapësira të përbashkëta apo në zyra shumë të vogla në formë kubi (sërish në një ambient të përbashkët) ndikon në uljen e produktivitetit.
Nuk nevojitet një buxhet i lartë për t’i mundësuar gjithsekujt prej punonjësve tuaj komoditetin që ata kërkojnë në ambientin e punës. Ju mund të krijoni një ambient “kuzhine” në të cilin punonjësit të konsumojnë vaktin e tyre të drekës dhe të njihen më mirë me kolegët e tyre.
Mos harroni të përfshini në ambientin tuaj të punës edhe hapësirat e hapura, të tilla si ballkone apo veranda, të cilat ndikojnë gjithashtu pozitivisht tek punonjësit.
Pushimet e “detyrueshme”
Pjesa më e madhe e punonjësve, kur janë shumë të ngarkuar, nuk bëjnë fare pushim në punë, duke menduar se kështu do të arrijnë t’i përfundojnë të gjitha detyrat. Por ky është edhe gabimi më i madh që ata bëjnë. Edhe nëse jeni shumë të ngarkuar, këshillohet që pushimet në punë të konsiderohen si të domosdoshme, sidomos kur bëhet fjalë për arritjen e një produktiviteti sa më të lartë.
Optimizimi i kushteve të ambientit
Edhe pse ju nuk do të arrini që të keni me vete konfirmimin nga ana e të gjithë punonjësve, të paktën ju duhet të përpiqeni që t’i krijoni atyre kushtet e duhura, të paktën për sa i përket temperaturës, dritës, ndotjes akustike, etj.
Të gjithë elementet e mësipërme luajnë rol shumë të rëndësishëm në rritjen e produktivitetit.
 
Shfleto artikuj te tjere per: AMBIENTI KARRIERA MJEDISI PRODUKTIVITETI PUNA

Marre nga Monitor

loading...






 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved