Si të bëni një skrab natyral për fytyrën
 
Shperndaje
ikub#: 1705050115
Eksfolimi është një proces i rëndësishëm i pastrimit dhe kujdesit të lëkurës. Ai ndihmon në largimin e qelizave të vdekura dhe çdo lloj papastërtie që ndodhen në pore. Në këtë mënyrë lëkura do të pastrohet dhe do të duket më e re.
Mirëpo jo çdo lloj skrabi që reklamohet në treg është efektiv dhe shumica e tyre mund të shoqërohen dhe me efekte anësore si skuqje, acarim apo tharje lëkure.
 
Bëni vetë një skrab për fytyrën me produkte organike. Në këtë mënyrë lëkura do të ushqehet, nuk do të keni efekte anësore dhe nuk do të shpenzoni asgjë.
 
1-Sheqer dhe vaj ulliri.
 
Sheqeri është shumë i mirë për pastrimin në thellësi të poreve, ndërsa vaji i ulliri ndihmon në ushqimin dhe zbutjen e lëkurës. Lëkura do të jetë e butë dhe plot shkëlqim.
2-Skrab me kakao dhe vaj kokosi.
 
Miksoni pak kakao dhe vaj koksi dhe aplikojeni në fytyrë me lëvizje të buta rrethore. Kjo do të nxis qarkullimin e gjakut dhe postojë lëkurën në thellësi. Gjithashtu lëkura do të mbetet plot shkëlqim dhe e butë.
3-Limon, mjaltë dhe sheqer.
 
Limoni pastron, largon aknet dhe yndyrën e tepërt nga lëkura. Mjalti ka veti të mira antibakteriale për pastrimin e fytyrës dhe poreve. Ndërsa sheqeri largon papastërtitë. Ky skrab do e bëj lëkurën si të bebeve.
Shfleto artikuj te tjere per: BEJE VETE FYTYRA LEKURA PASTRIMI SKRAB


loading...






 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 


Më të lexuarat




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved