Në Rrugën e Qumështit ndodhen ndoshta 14 anti-yje të bëra nga antimateria
 
Shperndaje
ikub#: 2105040025
Në Rrugën e Qumështit ndodhen ndoshta 14 anti-yje  të bëra nga antimateria Në Rrugën e Qumështit mund të ketë të paktën 14 anti-yje, yje të përbërë nga antimateria, homologu i materies së zakonshme që njohim. Kjo tregohet nga analiza e hartës së galaktikës në rrezet gama, botuar në revistën Physical Review D nga studiuesit e Institutit Francez për Kërkime në Astrofizikë dhe Planetologji (Irap), i udhëhequr nga Simon Dupourqué.
Nëse hipoteza do të konfirmohej, ajo mund të ndihmojë në shpjegimin e një prej mistereve të kozmosit. Çfarë ndodhi me antimaterien, sasia e së cilës, menjëherë pas Big Bang-ut ishte e pranishme në sasi të krahasueshme me atë të lëndës së zakonshme.
Harta u krijua falë njërit prej dy instrumenteve të teleskopit hapësinor Fermi, Large Area Telescope (Lat).
Yjet e bëra nga antimateria, shpjegojnë ekspertët e Irap, mund të kenw lindur në agimin e Universit. Autorët e studimit llogaritën numrin e mundshëm të anti-yjeve në Rrugën e Qumështit, afërsisht një në çdo 300.000 yje të zakonshëm.
Sidoqoftë, theksojnë autorët, kjo është ende një hipotezë dhe do të nevojiten studime të mëtejshme për ta konfirmuar atë. 
 
Shfleto artikuj te tjere per: ANTILENDA ANTIMATERIA RRUGA E QUMESHTIT

Marre nga ikub.al

loading...






 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved