SHBA kanë "prova sekrete për ekzistencën e UFO-ve
 
Shperndaje
ikub#: 2103230007
SHBA-të kanë prova të UFO-ve të cilët janë në gjendje të lëvizin me shpejtësi supersonike, pa bërë të mundur thyerjen e barrierës së zërit dhe pa të famshmin boom sonik.
FOTO GALERI
Veç kësaj, mjetet UFO janë në gjendje të kryejnë lëvizje që me teknologjitë aktuale në dispozicion të njeriut, janë të pamundura të realizohen.
Sa më sipër janë deklarata të ish-Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare në SHBA në qeverinë e Trump dhe duket se kanë rritur pritshmërinë për një raport të ardhshëm që detajon se çfarë ka vërejtur qeveria amerikane.
John Ratcliffe, i cili shërbeu si Drejtor i Inteligjencës Kombëtare të Donald Trump, tha se shumë nga incidentet ende nuk kanë asnjë shpjegim.
'Ka shumë më shumë pamje sesa janë bërë publike,' tha Ratcliffe për Fox Neës. 'Disa prej tyre janë deklasifikuar.
'Dhe kur flasim për vëzhgime, po flasim për objekte që janë parë nga pilotët e Marinës ose Forcave Ajrore, ose janë marrë nga imazhe satelitore. Sipas këtyre imazheve, mjetet UFO kryejnë veprime dhe lëvizje që janë të vështira për t'u shpjeguar.

Shfleto artikuj te tjere per: PROVA SHBA UFO

Marre nga ikub.al

loading...






 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 


Më të lexuarat




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved