Piloti i avionit filmon një UFO
 
Shperndaje
ikub#: 2103230010
Një ‘UFO’ është filmuar duke fluturuar në 10.500 mbi Pakistan, ndërsa pilotët që e panë dhe regjistruar në kamera insistojnë se nuk ishte as balonë dhe as avion.
FOTO GALERI
Një objekt misterioz është filmuar duke fluturuar në lartësinë rreth 10.000 metra  mbi Pakistan nga pilotët e linjës ajrore të cilët pretendojnë se nuk ishte një tullumbace apo avion.
Në video, pilotët e Pakistani International Airlines dëgjohen ndërsa përpiqen të kuptojnë se çfarë objekti ndodhet mbi aeroplanin e tyre.
'Nuk është një tullumbace, nuk është aeroplan', thotë një pilot në anglisht.
Media lokale raportoi duke thënë: 'UFO ishte jashtëzakonisht e ndritshme pavarësisht nga prania e rrezeve të diellit.'
Piloti përjashton se mund të bëhej fjalë për ndonjë 'stacion hapësinor' ose një 'planet artificial'.
Një raport i medias lokale citoi pilotin duke nënvizuar një unazë metalike që mbështillte objektin dhe një dritë verbuese që vinte nga qendra e tij.
Objekti fluturues i paidentifikuar u pa mbi Rahim Yar Khan, një qytet në provincën Punjab të Pakistanit.
Pilotët po kryenin një fluturim rutinë nga Lahore për në Karaçi.

Shfleto artikuj te tjere per: PAKISTAN UFO

Marre nga ikub.al

loading...






 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved