Monoliti misterioz shfaqet në Turqi
 
Shperndaje
ikub#: 2102100011
Autoritetet turke po hetojnë shfaqjen e një monoliti misterioz, i fundit që shfaqen pa paralajmërim, pas disa të tjerave të ngjashme që u shfaqën në fund të vitit të kaluar.
FOTO GALERI
Blloku i madh metalik u gjet nga një fermer në provincën juglindore Sanliurfa të Premten. Në të ka edhe një shkrim të vjetër turk që thotë: 'Shikoni qiellin, shihni hënën.' Monoliti rreth 3 m i lartë u zbulua pranë sitit të Trashëgimisë Botërore të Unesco-s në Gobekli Tepe, shtëpia e strukturave megalitike që datojnë nga mijëvjeçari i 10-të para Krishtit.
Ndërkohë policia e armatosur po ruan strukturën dhe po heton origjinën e mundshme të saj.
Monoliti misterioz turk është vetëm i fundit që shfaqet pasi deri më tani kanë mbërritur lajme për shfaqje të ngjashme në më shumë se 10 vende.
[I ngjashëm: A ka jetë pas vdekjes? ]
E para u shfaq në shkretëtirën e Utah në Nëntor. Të tjerët janë shfaqur në të gjithë SHBA, si dhe në Kolumbi, Rumani, Holandë, Zelanda e Re.
Dhe ndërsa shumë prej strukturave misterioze janë zbuluar, për pjesën më të madhe origjina e tyre mbetet një mister. Teoritë janë të shumta, duke përfshirë sugjerime që përgjegjës  për to mund të jenë që nga artistët e deri tek menaxherët e reklamave.
 
 
Shfleto artikuj te tjere per: MISTERI MONOLITI TURQI

Marre nga ikub.al

loading...






 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 


Më të lexuarat




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved