Në Rrugën e Qumështit zbulohen mbetjet e një shpërthimi të rrallë yjor
 
Shperndaje
ikub#: 2102090058
Në Rrugën e Qumështit zbulohen mbetjet e një shpërthimi të rrallë yjor Në zemër të Rrugës së Qumështit gjenden mbetjet e një shpërthimi të rrallë yjor, i pari i këtij lloji në galaktikën tonë.
I identifikuar me emrin Sagittarius A East (Sgr A East), ato ndodhen pranë vrimës së zezë supermasive Sagittarius A dhe mund të zbulojë se si disa yje copëtohen, duke shpërndarë elementë të çmuar për jetën. Zbulimi është rezultat i vëzhgimeve të teleskopit hapësinor Chandra i NASA-s, dhe është shpërndarë në faqen e internetit arXiv, në pritje të botimit zyrtar në The Astrophysical Journal, nga një ekip ndërkombëtar astronomësh i udhëhequr nga Universiteti i Amsterdamit.
 Studimi sugjeron që Sgr A East nuk është një supernova e zakonshme (tipi Ia), siç ishte hipotezuar më parë. Në të vërtetë bëhet fjalë për një supernova të rrallë (tipi Iax) e shkaktuar nga një yll i bardhë xhuxh që prodhon shpërthime më pak të fuqishme, duke shpërndarë sasi të ndryshme të elementeve kimikë si hekuri, nikeli dhe kromi.
Shfleto artikuj te tjere per: GALAKTIKA RRUGA E QUMESHTIT SUPERNOVA

Marre nga ikub.al

loading...






 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 


Më të lexuarat




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved