Sistemi Diellor është formuar në dy faza
 
Shperndaje
ikub#: 2101220112
Sistemi Diellor është formuar në dy faza Sistemi Diellor u formua në dy faza. Kjo është hipoteza e sugjeruar nga të dhëna të reja dhe një simulim që shpjegon ndryshimin mes planetëve shkëmborë, si Mërkurit, Venusit, Toka, Marsit dhe atyre të gaz, siç është Jupiteri.
Rezultati, i botuar në revistën Science, është një studim i koordinuar nga Tim Lichtenberg, i Universitetit Britanik të Oxford-it.
"Pjesa e brendshme e Sistemit Diellor është formuar më herët dhe është më i thatë, pjesa e jashtme, është formuar më vonë dhe është më i lagësht. Ato janë të ndryshëm për shkak të dy rrugëve të ndryshme evolucionare," vuri në dukje Lichtenberg. Kjo, shton ai, "hap rrugë të reja për të kuptuar origjinën e atmosferës së planetëve të ngjashëm me Tokën".
Për ta vërtetuar këtë, studiuesit simuluan formimin e Sistemit Diellor, duke treguar se me të vërtetë ndryshimi midis planetëve të brendshëm shkëmborë dhe atyre të gaztë, të jashtëm, mund të shpjegohet me faktin se ata kanë lindur në dy faza të ndryshme. 
"Planetët e rinj të brendshëm të Sistemit Diellor, vëren Lichtenberg, u nxehën shumë, zhvilluan oqeane të magmës së brendshme, formuan shpejt bërthama hekuri dhe përmbajtja e tyre elementare e paqëndrueshme u avullua, duke i bërë ata planetë të thatë".
 
Shfleto artikuj te tjere per: LINDJA ORIGJINA PLANETE SISTEMI DIELLOR

Marre nga ikub.al

loading...






 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 


Më të lexuarat




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved