Zbuluar super-toka 10 miliardë vjet e vjetër
 
Shperndaje
ikub#: 2101190103
Zbuluar super-toka 10 miliardë vjet e vjetër Është zbuluar super-toka me moshë dhjetë miliardë vjet. Krahasuar me 4.5 të Tokës, ajo është pothuajse po aq e vjetër sa Universi, i cili është 13.7 miliardë vjet i vjetër.
Ai është një planet shkëmbor një herë e gjysmë më i madh se Toka dhe 280 vjet drite larg Diellit. Zbulimi i botës së re, prezantuar në konferencën e Shoqatës Astronomike Amerikane, është botuar në arkivin në internet në kanalin arXiv, i cili mbledh studimet në shqyrtim.
Super-toka u zbulua falë teleskopit hapësinor të NASA-s, Tess (Transiting Exoplanet Survey Satellite), nisur nga rënia e shkëlqimit të yllit të saj mëmë, të quajtur TOI-561, shkaktuar nga transiti i planetit. Kjo botë e moshuar është shumë afër yllit të saj. Ajo kryen një orbitë të plotë në vetëm dhjetë orë e gjysmë. Temperatura e saj sipërfaqësore është mbi  2.200 gradë celsius.
I quajtur TOI-561 b, super-toka është pjesë e një sistemi biplanetar. "Ekzistenca e këtij planeti tregon se Universi ka formuar planetë shkëmborë pothuajse që nga fillimi i tij, rreth 14 miliardë vjet më parë", vëren Lauren Weiss, nga Universiteti Amerikan i Hawaii, një nga autoret e zbulimit. Megjithëse ky planet, për shkak të afërsisë së tij me yllin mëmë, është ndoshta i pabanuar, përfundon ekspertja.
Sipas saj"ai mund të përfaqësojë pararendësin e shumë planetëve shkëmbore që ende nuk janë zbuluar dhe që mendohet se ndodhen rreth yjeve më të vjetër në galaktikën tonë".
 
Shfleto artikuj te tjere per: MOSHA TOKA ZBULIMI

Marre nga ikub.al

loading...






 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 


Më të lexuarat




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved