Zbulohet një sistem i ri planetar 500 vjet dritë larg
 
Shperndaje
ikub#: 2101070089
Zbulohet një sistem i ri planetar 500 vjet dritë larg Sistemi i ri përbëhet nga dy planetë të nxehtë, të mëdhenj sa Neptuni dhe me moshë midis 30 dhe 80 milion vjet.
Është fjala për sistemin më të ri planetar të zbuluar nga teleskopi hapësinor i NASA-s Tess (Transiting Exoplanet Survey Satellite).
Një grup astronomësh të udhëhequr nga studiues italianë i Institutit Kombëtar të Astrofizikës (Inaf) e zbuluan atë në një distancë prej rreth 500 vjet drite nga Toka. Rezultatet janë botuar në revistën Astronomy & Astrophysics. 
I pagëzuar si TOI-492, sistemi planetar u studiua edhe në sajë të të dhënave të mbledhura në Itali me Teleskopin Kombëtar Galileo, në La Palma, në Ishujt Kanarie.
Të dy planetët kanë një rreze rreth 4 herë më të madh se ajo të Tokës dhe orbitojnë rreth një ylli xhuxh, pak më të vogël dhe më të ftohtë se Dielli. Studiuesit arritën t'i gjenin ato duke studiuar zbehjen e shkëlqimit të yllit e shkaktuar nga tranziti i dy planetëve që shkakton eklipse të vogla të TOI-492.
Të dhënat tregojnë se një nga dy planet përfundon një orbitë rreth yllit çdo 4 ditë. E dyta, më e jashtme, zgjat 10 ditë. Sipas Ilaria Carleo, nga Universiteti Ëesleyan në Shtetet e Bashkuara, i lidhur me INAF të Padovës, "ky sistem i ri planetar është një laborator i shkëlqyeshëm për të studiuar se si lindin dhe evoluojnë planetët në univers. Mosha e re e TOI-942 - specifikon ajo, na lejon të vëzhgojmë fazat e fëmijërisë së hershme të sistemit planetar".
 
Më shumë detaje mbi këto botë të reja do të vijnë nga gjuetari i planetëve jashtë Sistemit Diellor, i Agjencisë Hapësinore Evropiane (ESA), Cheops, i cili hyri në veprim në vitin 2020.
 
Shfleto artikuj te tjere per: NEPTUNI PLANETE SISTEMI

Marre nga ikub.al

loading...






 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 


Më të lexuarat




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved