Zbulohen fosile kozmike në zemër të Rrugës së Qumështit
 
Shperndaje
ikub#: 2012250091
Zbulohen fosile kozmike në zemër të Rrugës së Qumështit Janë zbuluar mbetje fosile të sistemeve shumë të lashta të yjeve, nga bashkimi i të cilave, i ndodhur 12 miliardë vjet më parë, u formua zemra e Rrugës së Qumështit.
Zbulimi, i botuar në revistën Nature Astronomy, i detyrohet grupit ndërkombëtar të kërkuesve të udhëhequr nga Francesco Ferraro, i Universitetit të Bologna-s dhe Institutit Kombëtar të Astrofizikës (Inaf). 
Astrofizikanët kanë arritur të depërtojnë përtej resë së trashë të pluhurit që mbështjell qendrën e Rrugës së Qumështit, duke nxjerrë në dritë objekte shumë të lashta dhe deri më tani të panjohura. Bëhet fjalë për  një klasë e re të sistemeve yjore, të cilën studiuesit e kanë quajtur "Fragmente fosile të fryrjes".
Zbulimi erdhi nga analiza e Liller 1, një sistem yjesh që për më shumë se 40 vjet ishte kataloguar si një "grumbull globular", që është një agregat i miliona yjeve, të gjitha afërsisht të njëjtën moshë. Falë vëzhgimeve, të kryera me teleskopin e fuqishëm Gemini South në Kili, i pajisur me një instrument të aftë për të parë përtej reve të trasha të pluhurit që errësojnë zemrën e Rrugës së Qumështit, studiuesit kanë zbuluar që Liller 1 ka një identitet të ndryshëm nga ai që i ishin atribuar asaj deri më tani.
Bëhet fjalë për fragment fosil të një prej grumbullimeve masive të yjeve, nga shkrirja e të cilit, 12 miliard vjet më parë, u formua zemra e galaktikës sonë. 
"Rezultatet tregojnë se Liller 1 nuk është një grup globular, por diçka shumë më komplekse," thotë Ferraro. "Është një gërmadhë yjore, një rekord fosil në të cilin përmblidhet historia e formimit të Rrugës së Qumështit, që daton që kur Universi ishte ende një fëmijë, vetëm një miliard vjet. 
 
Shfleto artikuj te tjere per: FOSILE KOZMIKE RRUGA E QUMESHTIT

Marre nga ikub.al

loading...






 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 


Më të lexuarat




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved