Kapet një sinjal radio nga Proxima Centauri
 
Shperndaje
ikub#: 2012220098
Kapet një sinjal radio nga Proxima Centauri Një sinjal anormal radio është kapur nga astronomët e Projektit Breakthrough Listen përmes radio teleskopit Parkes në Australi.
Sinjali vjen nga drejtimi në të cilin ndodhet Proxima Centauri, ylli më i afërt me Diellin me vetëm 4.2 vite drite larg dhe është identifikua këtë vjeshtë, duke analizuar të dhënat e mbledhura që në vitin 2019. 
Lajmi është raportuar fillimisht nga gazeta angleze The Guadian, duke nxitur kështu imagjinatën e gjuetarëve të alienëve, është konfirmuar më pas edhe nga Seti (Search for Extraterrestrial Intelligence), e cila megjithatë tregohet shumë e kujdesshme duke specifikuar se burimet e mundshme të këtij sinjali mund të jenë të ndryshme.
Sinjali, me frekuencë emetimi prej 982 megahertz, nuk duket se vjen nga një antenë tokësore, por nga një satelit në orbitë. Janë mbi 2.700 satelitë në veprim rreth planetit tonë. Por nëse nuk do të ishte një sinjal satelitor, çfarë tjetër mund të ishte? Seti shpjegon se është e mundur që ajo të vinte nga diçka prapa Proxima Centauri. Nëse nuk do të vinte nga Proxima Centauri, mund të ishte diçka tjetër që është përtej.
Sinjalet radio natyrale, të prodhuara nga kuazarë ose pulsarë, nuk kufizohen në një gamë të ngushtë të frekuencave, siç duket se është ky sinjal. "Sinjalet natyrore astronomike, shpjegojnë ekspertët,  janë zakonisht në frekuenca të shumëfishta, jo si në këtë rast. 
Sidoqoftë, ne tokësorët lëshojmë vazhdimisht valë radio me këto karakteristika". Mjafton të kujtojmë se disa vjet më parë, përsëri nga i njëjti teleskop, u mor një sinjal radiofonik i cili më pas u zbulua se ishte prodhuar nga furra me mikrovalë e qendrës së vizitorëve të strukturës.
Një hipotezë tjetër është se këto janë radio sinjale natyrore të emetuara nga një planet me një fushë të fortë magnetike, siç është ai i Jupiterit. "Ka shumë shpjegime të mundshme, por derisa ta mësojmë, ne do të duhet të vazhdojmë të shqyrtojmë hipotezën aliene midis mundësive".
 
Shfleto artikuj te tjere per: PROXIMA CENTAURI RADIO SETI SINJAL

Marre nga ikub.al

loading...






 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 


Më të lexuarat




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved